Garda revolucionare e Iranit organizatë terroriste, Kanadaja e cilësoi vendimin hap në luftën ndaj terrorizmit

Botë | 2 vite më parë

Kanadaja vendosi të shpallë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste, pas vitesh presioni nga ligjvënësit opozitarë dhe disa anëtarë të diasporës iraniane. Kjo lëvizje do të thotë se mijëra zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane, përfshirë ata të Gardës, do të ndalohen që të hyjnë në Kanada.

Garda Revolucionare është forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran, me lidhje të ngushta me liderin suprem, Ajatollah Ali Khameneim ndërsa llogaritet të ketë mbi 190 mijë ushtarakë aktivë me forcat tokësore, ajrore dhe detare. Ministri kanadez i Sigurisë Publike Dominic LeBlanc e ka quajtur vendimin një hap të rëndësishëm në luftën ndaj terrorizmit.

Duke folur për gazetarët, ai tha se vendimi dërgon një mesazh të fuqishëm se Kanadaja do të përdorë të gjitha mjetet për të luftuar entitetin terrorist të Gardës Revolucionare të Iranit. Vendimi e bën Kanadanë vendin e dytë në Amerikën e Veriut pas Shteteve të Bashkuara që e shpall Gradën e Iranit organizatë terroriste, të cilat morën të njëjtin vendim në vitin 2019.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme