“Gati për Shqipërinë”, Rama takim “online” me të rinjtë

Politikë | 5 vite më parë

“Gati për Shqipërinë”, është një nga nismat e ndërmarra nga qeveria, fill, pas sigurimit të mandatit të tretë të kryeministrit, Edi Rama. Ky i fundit, ka mirëpritur ditën e sotme të rinjtë e parë, profesionistë, të diplomuar në fusha të ndryshme si brenda e jashtë shtetit, e që duan të kontribuojnë në projekte në të mirën e vendit.

Kryeministri, dëgjoi me vëmendje të rinjtë, që shpalosnin idenë dhe vizionin e tyre. Kreu i qeverisë e cilësoi laborimin e konceptit të nëpunësit digjital si një revolucion, jo vetëm për vendin, por edhe më gjerë, duke krijuar kështu një administratë hibride.

“Sa më shumë ju dëgjoj, aq më shumë bindem të laborojmë konceptin nëpunësin digjital.

Do të bëjmë një revolucion, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, duke krijuar një administratë hibride. Nëse do të vish në Shqipëri, hajde nesër, do të fusim në shërbim. Nëse do të bëjmë gjysmën e këtyre që folëm sot do të ishte një fitore e madhe”, tha Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme