Gatime tradicionale në pazarin e Gjirokastrës, elementë të shumëllojshëm dhe shije të veçantë

Kultura e sofrës është një traditë e përcjellë ndër breza në qytetin e Gjirokastrës dhe zonat përreth.
Kulinaria është shumë e pasur në elementët e saj të gatimit por edhe në shijet e ndryshme.
Në aktivitetin e organizuar në pazarin karakteristik “fest n’sokak” u prezantuan disa prej gatimeve tipike tradicionale. Qifqitë, sarmatë, shapkati, byreku e të tjerë u vlerësuan maksimalisht nga të huajt që i provonin për herë të parë.
Gjirokastra është vendi ideal për tu vizituar jo vetëm për historinë, natyrën dhe arkitekturën e bukur që ka por edhe për artin e veçantë të kuzhinës tradicionale.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




