Gattuso është trajneri i 23-të në historinë e përfaqësueses së Italisë

Federata Italiane e Futbollit zyrtarizoi pasditen e të dielës Gennaro Gattuson si trajnerin e ri të ekipit kombëtar. Ringhio do të prezantohet të enjten, më 19 qershor, në orën 11:00 në Romë.
Pas shkarkimit të Spallettit, Gattuso është trajneri i 23-të në historinë e Italisë dhe i 15-ti në 50 vitet e fundit.
Ja emrat e trajnerëve (duke përjashtuar komisionet teknike) në 50 vitet e fundit, nga viti 1975 deri më sot, deri në emërimin e Gattusos.
Enzo Bearzot (këshilltar 1975–1977, pastaj në detyrë 1977–1986)
Azeglio Vicini (1986–1991)
Arrigo Sacchi (1991–1996)
Cesare Maldini (1996–1998)
Dino Zoff (1998–2000)
Giovanni Trapattoni (2000–2004)
Marcello Lippi (2004–2006; dhe 2008–2010)
Roberto Donadoni (2006–2008)
Cesare Prandelli (2010–2014)
Antonio Conte (2014–2016)
Gian Piero Ventura (2016–2017)
Luigi Di Biagio (i përkohshëm, shkurt 2018)
Roberto Mancini (2018–2023)
Luciano Spalletti (2023–2025)
Gennaro Gattuso (nga 15 qershori 2025)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



