Gazetari Ndrenika për RTSH: Konventa e Republikanëve më origjinale se ajo e Demokratëve

Gazetari Denion Ndrenika në një lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA me RTSH 24, deklaroi se duke krahasuar të dyja Konventat, ajo e Republikanëve ishte më origjinale se ajo e Demokratëve.
Sipas gazetarit Ndrenika, sondazhet e 13-14 gushtit deri në 19 gusht në Pensilvani zgjedhin Republikanët.
“Në 75 ditë nga zgjedhjet, nuk vërej të njëjtin entuziazëm si kandidatës Kamala Harris. 200 herë është përmendur emri i Tramp në këto 3 ditë.
Duket sikur po luhet me gogolin.
Paraqitja e Tim Walz me familjen në Konventë, duke bërë dhe fëmijët të lotojnë, duket se ishte prirje për të luajtur me emocionet e votuesve të lëkundur. Konventa e republikanëve ishte më origjinale në entuziazmin e përçuar se Konventa e Demokratëve.
Mes 13-14 gushtit deri në 19 gusht në 3 sondazhe në Pensilvani, kandidati i Tramp ishte përpara Harris. Konventa e Demokratëve mbase nuk i bindi njerëzit të ndryshonin qëndrim”, tha ai, teksa analizoi platformat e dy kandidatëve presidencialë, Donald Tramp dhe Kamala Harris.
“Nëse mbetemi te çështjet kryesore, si emigracioni apo kufiri; krimi; ekonomia; besoj se kandidati Tramp është më i fuqishëm se Harris.
Ekonomia në platformën e Harris priret të zërë vend kyç, për të kapur parashtrimin më të mirë të platformës ekonomike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




