Gazetari Sina: Kandidatura e Harris, karta e fundit e përdorur nga demokratët

Gazetari Beqir Sina në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH24 deklaroi se kandidatura e Kamala Harris ishte karta e fundit e përdorur nga demokratët. Ai u shpreh se dy pikat kryesore që i bënë zgjedhjet e nëntorit në SHBA të jashtëzakonshme, ishin atentati ndaj Donald Tramp (Trump) dhe debati presidencial i qershorit.
“Nuk do ndryshojë diçka, por këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe më të paparashikuarat ndonjëherë.
Sondazhet kanë dhënë rezultatet e tyre, por këto zgjedhje u bënë të rëndësishme pasi që kur nisi fushata, patën një gjë të veçantë nga zgjedhjet e tjera.
Atentati ndaj Tramp dhe debati në qershor ishin dy raste të jashtëzakonshme. Debatet zhvillohet pas Kuvendeve dhe jo para, prandaj këto zgjedhje u bënë të jashtëzakonshme.
Kandidatura e Harris mua më duket si karta e fundit e përdorur nga demokratët pasi shpresat më të mëdha demokratët I patën te Bajden. Por lufta Brenda sojit u rrit shumë, pasi problemet Brenda partisë dhe sulmet ndaj Bajden kishin nisur që në janar, dobësitë e tij më pas ishin reflektim i asaj që ndodhi nga janari deri më 27 qershor.
Zgjedhja e Harris nuk ishte zgjedhje për të bindur demokratët, por nuk kishte zgjedhje tjetër”, u shpreh gazetari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




