Gazetarja Hoxha për RTSH: Atentati ndaj Tramp vulosi përparësinë e tij ndaj çdo kandidati

Gazetarja Anita Hoxha deklaroi se atentati ndaj kandidatit presidencial Donald Tramp (Trump) vulosi përparësinë e tij ndaj çdo kandidati.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me RTSH 24, Hoxha u shpreh se demokratët kanë qenë në panik deri në momentin që Xho Bajden u tërhoq nga gara presidenciale.
“Fushata aktuale presidenciale ka marrë formën e një prej fushatave më të jashtëzakonshme. Disa janë faktorët që ndikojnë në këtë panoramë. Së pari, kemi të bëjmë me një dinamikë politike të paprecedentë: me vendimin e presidentit Bajden për t’u dorëhequr nga gara. Peizazhi politik ndryshoi në mënyrë dramatike.
Dorëheqja hapi terrenin për kandidatë të rinj dhe intensifikoi konkurrencën. Klima politike në SHBA është e polarizuar.
Ky polarizim po nxit një fushatë intensive dhe angazhim aktiv të votuesve . Më pas kemi dhe kontekstin historik.
Demokratët ishin në gjendje paniku deri sa Bajden u tërhoq nga gara presidenciale.
Megjithëse në heshtje, demokratët nuk besonin se Bajden ishte në gjendje fizike apo mendore që të përballonte një mandat të dytë presidencial.
Debati me Trampin ishte një provë e pakontestueshme që këshilltarët e tij janë munduar ta fshehin nga publiku.
Atentati ndaj Tramp vulosi përparësinë e tij ndaj çdo kandidati”, u shpreh Hoxha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




