Gazment Bardhi reagon pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Maliq: Autori të marrë dënimin maksimal

Aktualitet | 5 muaj më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një punonjës i Policisë së Shtetit gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa një koleg i tij mbeti i plagosur.

Në mesazhin e tij, Bardhi shprehet i tronditur nga ngjarja dhe dënon me forcë aktin kriminal, duke theksuar se autori duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin maksimal.

“I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj me forcë aktin dhe besoj plotësisht që autori do të marrë dënimin maksimal dhe të merituar.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të punonjësit të Policisë të rënë në krye të detyrës dhe uroj me zemër shërim sa më të shpejtë për kolegun e tij të plagosur?, shkruan Bardhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme