Giro d’Italia, fitues surprizë në etapën e 14-të

Etapa e 14-të e Giro d’Italia pati një fitues surprizë, me danezin Asgreen që përfitoi pas një rrëzimi masiv 22 kilometra para finishit. Në renditjen e përgjithshme, përfiton sërish meksikani Del Toro, që rrit diferencën me ndjekësin më të afërt, që tani është britaniku Yates.
Etapa e 14-të e Giro d’Italia ka pasur fitues surprizë, me danezin Kasper Asgreen që ka kaluar i pari finishin në Nova Gorica. Pas startit në Shqipëri, Giro doli edhe njëherë përtej kufijve italianë, me etapën Treviso-Nova Gorica, në Slloveni. Pritej të ishte një etapë pa shumë ngjarje, por një rënie masive 22 kilometra para finishit ndryshoi gjithçka.
Asgreen arriti të përfitonte dhe la pas gjithë të tjerët, duke fituar etapën, por i fituari i madh ishte kryesuesi i Giros, meksikani Isak del Toro. Meksikani ia doli të qëndronte brenda grupit të parë dhe iu largua edhe më tepër rivalëve.
Pas tij tani në renditjen e përgjithshme është britaniku Simon Yates, me 1 minutën e 20 sekonda më tepër, duke parakaluar meksikanin tjetër, Juan Ayuso, tani i treti.
Të dielën do të zhvillohet etapa e 15-të, në terren malor. Çiklistët do të nisen nga Fiume Veneto për ta mbyllur pas 219 kilometrash, në Asiago. Pjesa më e rëndësishte e garës do të jetë në malin Grappa, rreth 100 kilometra para finishit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




