Gjendet i vdekur në burg krijuesi i antivirusit

Është gjetur i vdekur në qelitë e burgut në Spanjë, John McAfee, krijuesi amerikan i anti-virusit me të njëjtin emër.
McAfee ishte arrestuar pak kohë më parë për evazion fiskal dhe për të ishte vendosur së fundmi të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti i Drejtësisë i ngriti këto akuza ndaj John McAfee pasi Komisioni për Sigurinë dhe Shkëmbimin kishte paditur 75-vjeçarin sepse kishte fituar 23.1 milionë dollarë kompensim nga rekomandimi për investim në 7 kriptovaluta që në fakt ishin false dhe mashtrim.
McAfee pretendohet të ketë fituar miliona të ardhura nga promovimi i kriptovalutave, si dhe përmes punës konsulente, fjalimeve dhe shitjes së të drejtave për historinë e jetës së tij për një dokumentar./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




