Gjendja në Qarkun Kukës, puna për pastrimin e rrugëve vijon pa ndërprerje

Deri në orën 08:20 të datës 03.01.2026, situata në Qarkun Kukës paraqitet e qëndrueshme, pavarësisht motit me vranësira dhe erë.
Si pasojë e reshjeve, në disa akse rrugore nacionale është evidentuar rënie gurësh dhe inertesh, por subjektet kontraktore kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, duke garantuar qarkullimin normal. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet për problematika emergjente. Furnizimi me energji elektrike është i garantuar në pjesën më të madhe të qarkut, me përjashtim të Njësive Administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshatit Shemri (Nj.Adm. Malzi, bashkia Kukës), Nj.Adm. Lekbibaj (bashkia Tropojë), si dhe fshatrave Vlahën e Cahan (Nj.Adm. Qendër Krumë) dhe Nj.Adm. Fajza (bashkia Has).
Furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë Qarkun Kukës realizohet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




