Gjenerali rus vitet nga një makinë-bombë në Moskë, hetuesit: Mund të jetë orkestruar nga Ukraina

Botë | 10 muaj më parë

Një gjeneral i lartë rus u vra të hënën në mëngjes pas një lëndë shpërthyese ishte vendosur nën makinën e tij në jug të Moskës. Fanil Sarvarov, kreu i drejtorisë së stërvitjes operative të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, vdiq nga plagët e marra në momentin e shpërthimit, njoftuan autoritetet ruse.

Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetues të Rusisë, tha se hetuesit janë duke ndjekur disa pista për zbardhjen e ngjarjes, përfshirë mundësinë që krimi të jetë orkestruar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.

“Hetuesit po ndjekin pista të shumta hetimi në lidhje me vrasjen. Njëra prej tyre është se krimi u orkestrua nga shërbimet e inteligjencës ukrainase”, tha Petrenko.

Mediat ruse raportuan se shpërthimi ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në parkingun e një rruge në zonën Yaseneva të Moskës, ndërsa gjenerali ishte brenda makinës në momentin e shpërthimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme