Gjeorgji- Viktima në bazën e ushtrisë amerikane në Fort Stewart, policia konfirmon sulm me armë zjarri

Amerikë | 1 vit më parë

Një situatë dramatike po zhvillohet në bazën e ushtrisë amerikane, Fort Stewart, ku janë raportuar viktima pas një sulmi me armë zjarri. Sipas një zëdhënësi të policisë, baza është vendosur nën bllokim, ndërsa forcat e rendit ndodhen në vendngjarje.

Faqja zyrtare e Fort Stewart në Facebook ka konfirmuar se ka “një person që qëllon aktiv” dhe se situata është “duke vijuar me të shtëna”. Megjithatë, detaje të natyrës së viktimave ende nuk janë bërë publike.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe agjentë të FBI-së nga dega e Savannah, të cilët po bashkërendojnë punën me Divizionin e Hetimeve Kriminale të Ushtrisë.

Guvernatori i Gjeorgjisë, Brian Kemp, ka shprehur trishtim për “tragjedinë e sotme” dhe ka njoftuar se është në kontakt të ngushtë me autoritetet. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë në mendje viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë punonjësit e shërbimeve të emergjencës.

Fort Stewart është shtëpia e Divizionit të 3-të të Këmbësorisë dhe ndodhet rreth 64 kilometra në jugperëndim të Savannah. Në këtë bazë banojnë më shumë se 10,000 persona, përfshirë ushtarë, familjarë dhe punonjës civilë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme