Gjermani-FIFA, “lufta” vazhdon

Lufta mes FIFA-s dhe Gjermanisë në Kupën e Botës 2022 nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje. Në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Spanjës, trajneri gjerman Hansi Flick vendosi të dalë i vetëm në konferencën për shtyp, duke shkelur rregulloren që kërkon edhe praninë e një lojtari. Justifikimi i trajnerin gjerman ka të bëjë me “eliminimin” e udhëtimit për lojtarët nga qendra e grumbullimit për në Media Center ne Doha ku zhvillohen të gjitha takimet me gazetarët. Gjoba për federatën duket e garantuar.
Gjermania, për më tepër, kishte kërkuar që konferencën për shtyp ta zhvillonte në kampin e tyre bazë, që është më i largëti nga kryeqyteti i Katarit, por FIFA ia kishte refuzuar lejen. “Ka një udhëtim prej tre orësh atje dhe mbrapa – shpjegoi Flick në hapjen e konferencës – Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme nesër, kështu që i thashë FIFA-s se do të vija vetëm”.
Episodi zhvillohet në kuadrin e një klime tashmë mjaft të tensionuar mes federatës ndërkombëtare dhe asaj gjermane, pas historisë së ndalimit të mbajtjes së shiritit dhe protestës pasuese të lojtarëve të Flick në mbarë botën, përpara ndeshjes hapëse kundër Japonisë. Për Müller dhe shokët e tij, ndeshja kundër Spanjës rrezikon të jetë tashmë një ndeshje brenda ose jashtë pas humbjes së papritur ndaj djemve të Moriyasu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



