Gjermania dhe Franca paketa ndihme financiare për eksportet e grurit ukrainas

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar për dy paketa të reja ndihme financiare për të mbështetur eksportet e grurit ukrainas, të cilat janë ndërprerë nga lufta.
“Vendet më të cenueshme nuk duhet të paguajnë çmimin e një lufte që nuk e donin, tha Macron
Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u zotua se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën , duke akuzuar Rusinë për përdorimin e “ushqimit si armë”.
Ndërkohë që Ukraina përballet me mungesë të energji elektrike dhe ngrohje. Reshje të dendura bore priten të fillojnë në Kiev. Operatori i rrjetit Ukrenergo tha të shtunën se prodhuesit e energjisë elektrike ishin në gjendje të mbulonin vetëm tre të katërtat e nevojave të konsumit, duke kërkuar kufizime dhe ndërprerje në të gjithë vendin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




