Gjermania hap vaksinimin për mbi 12-vjeçarët

Botë | 5 vite më parë

Gjermania do të hapë vaksinimin kundër COVID-19 për mbi 12-vjeçarët në qershor, njoftoi kancelarja gjermane Angela Merkel, një temë kjo e debatuar ashpër ditët e fundit në vend.

“Adoleshentët do të jenë në gjendje të kërkojnë një takim për t’u vaksinuar nga 7 qershori, kur të përfundojë sistemi që i ka dhënë përparësi të moshuarve, të sëmurëve kronikë ose profesioneve më të rrezikuara”, tha kancelarja.

“Deri në fund të verës, të gjithë mbi moshën 12 vjeç do të kenë marrë një dozë vaksine”, shtoi Merkel.

Zbatimi i kësaj mase mbetet subjekt i miratimit nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e vaksinës për 12-15-vjeçarët e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech, tashmë e përdorur gjerësisht për këtë grupmoshë në SHBA.

EMA pritet ta japë vendimin e saj sot./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme