Gjermania nuk arrin të sigurojë vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit
Faktin që vendi i tij nuk arriti të siguronte një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Ministri i Jashtëm gjerman, Johan Wadeful e quajti zhgënjim të thellë. Sipas tij, shkak mund të jetë mbështetja e palëkundur e Gjermanisë për Ukrainën, fakti që Rusia, vend i përhershëm anëtar i organit të OKB-së, nuk dëshiron të ketë një zë kaq mbështetës në këshill.
“Nuk është sekret që Rusia ushqen qëndrime kundër Gjermanisë. Edhe Fakti që Gjermania merr gjithmonë një përgjegjësi të veçantë për Izraelin në konfliktin në Lindjen e Mesme mund të na ketë kushtuar”, u shpreh Wadephul pas një votimi që u mbajt në asamblenë e përgjithshme të OKB-së për dy vende të përkohshme në këshill të cilat i përkasin kryesisht bllokut të kombeve perëndimore, dhe ku Gjermania mori vetëm 104 vota, ndërsa dy vendet u fituan nga Portugalia që mori 134 vota dhe Austria me 131 vota.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka 5 vende anëtare të përhershëm që janë SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca, dhe 10 të përkohshëm që zgjidhen për një mandate dyvjeçar përmes votimit të fshehtë në asamblenë e përgjithshme.
Përgjegjësi kryesore e këshillit është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ofrimi i metodave për zgjedhjen e konflikteve përmes mjeteve paqësore dhe në disa raste mund të vendosë sanksione ose të autorizojë përdorimin e forcës me qëllim ruajtjen ose rivendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




