Gjermania përgjysmon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Gjermania po planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm, nga rreth 8 miliardë euro në rreth 4 miliardë euro, sipas një projektbuxheti të miratuar nga qeveria.
Ministri i Financave, Christian Lindner, tha se financimi i Ukrainës ishte “i sigurt për të ardhmen e parashikueshme” për shkak të një skeme të grupit G7 të vendeve të pasura për të mbledhur 50 miliardë dollarë nga interesat mbi asetet e ngrira ruse.
Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas SHBA-së. Në vitin 2024, buxheti i Berlinit për Kievin është vendosur në rreth 7.5 miliardë euro.
Ulja e planifikuar e ndihmës vjen mes frikës në Ukrainë dhe midis aleatëve të saj evropianë se fondet e SHBA mund të shkurtohen apo edhe të ndalen nëse Donald Trump fiton presidencën në zgjedhjet e nëntorit.
Edhe pse ndihma ushtarake për Ukrainën pritet të reduktohet, buxheti i mbrojtjes për vitin 2025 do të rritet me 1.3 miliardë euro në 53.25 miliardë euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




