Gjermania: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit ‘duhet të ndalet menjëherë’

Botë | 2 vite më parë

Ministria e Jashtme gjermane dënoi sulmet me raketa nga ana e Iranit nw drejtim tw Izraelit.

Gjermania kërkoi që Irani të përfundojë sulmin e tij raketor ndaj Izraelit, duke shprehur frikën se përshkallëzimi i luftimeve mund të nxisë konflikt të mëtejshëm.

“Unë dënoj sulmin e vazhdueshëm në termat më të fortë të mundshëm,” postoi Annalena Baerbock, ministrja e Jashtme, në X, duke shtuar se “Irani duhet të ndalojë menjëherë sulmin” pasi ai “po e çon rajonin më tej drejt humnerës”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme