Gjikondi: Kamikazët Noka e Vokshi u zhdukën nga aksioni opozitar

Analistja Brizida Gjikondi deklaroi se kjo marrëveshje e PS-së me Rithemelimin është një mesazh për SPAK dhe duket si një dorë e zgjatur për Berishën.
Duke analizuar situatën politike në emisionin “3D” të Alban Dudushit”, Gjikondi tha se kjo është e kalkuluar sepse janë zhdukur nga aksioni kamikazët si Flamur Noka dhe Vokshi.
“Unë mendoj që ky është një paralajmërim për SPAK, dhe është një dorë e zgjatur. Mua me bënë përshtypje që çuditërisht është zhdukur Flamur Noka, Albana Vokshi apo gjithë kamikazët e tjerë”, u shpreh Gjikondi.
Ndaj shton ajo, “unë mendoj që “Rithemelimi” nuk ka absolutisht primar interesin e qytetarëve por ka interesa personale. 5 muaj mbajtën bllokuar Parlamentin që kur u hap çështja Partizani. Janë të lumtur sepse janë faktorizuan sepse që kur ka dal Sali Berisha non-grata kanë qenë i shpërfillur nga ndërkombëtaret. Dhe këto deklarata që po mbahen, nuk janë për Sali Berishën por janë për stabilitetin e Shqipërisë për pjesën stabilitetit të Ballkanit”.
Gjithashtu thekson ajo, është tipike e politikës shqiptare dhe ne e mbajmë mend se çfarë kanë bërë së bashku Edi Rama dhe Sali Berisha që në 2008 kanë ndryshuar Kushtetutën në disfavor të shqiptarëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




