Gjirokastra i jep lamtumirën Kadaresë, lule e qirinj të ndezur nga intelektualët e qytetit

Me lule e qirinj të ndezur zgjodhën t’ia japin lamtumirën e fundit një grup intelektualësh gjirokastritë të madhit Kadare.
Miq bashkëkohës por edhe dashamirës së penës së tij u mblodhën sot në mesditë për të kaluar sëbashku momentet kur Kadare u përcoll për në banesën e fundit, ku mbajtën edhe një minutë heshtje.
Kjo ceremoni u mbajt në panteonin e qytetit, ku zë vend edhe biri që e bëri të njohur Gjirokastrën në mbarë botën.
Ky homazh i artistëve dhe intelektualëve gjirokastritë do të pasohet në vijim nga të tjera organizime në nder të shkrimtarit që do t’i mungojë jo vetëm Shqipërisë, por mbarë botës letrare ndërkombëtare.
Kadare u nda nga jeta në 1 korrik duke na lënë pas një krijimtari të pasur letrare të përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës. Një pjesë e mirë e saj i kushtohet Gjirokastrës, vendlindjes, të cilën e mori me vete kudo që shkoi duke e përjetësuar përmes veprës së tij.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




