Gjirokastra nën tingujt e kitarës, 17-vjeçari Erind Bajo luan në rrugët e kalldrëmta

Këtë verë e gjen çdo mbrëmje në pazarin karakteristik të Gjirokastrës. Me kitarën e tij Erind Bajo e mbush këtë pikë takimi të të gjithë vizitorëve me tinguj muzikorë që herë pas here i shoqëron edhe duke kënduar.
Si nxënës i liceut artistik, “Jordan Misja” ai është i fokusuar te muzika klasike, por së fundi ai ka filluar të interpretojë dhe atë moderne, nxitur nga xhaxhai i tij skulptori i njohur Arben Bajo.
“Mundohem të sjell të gjitha rrymat, më së shumti moderne, klasike, por edhe ato shqip. Xhaxhi më ka mbështetur në këtë rrugëtim”, tha Bajo.
17-vjeçari është njohës i mirë edhe i instrumenteve të tjerë, ndërkohë që ëndrrat e tij sigurisht lidhen vetëm me muzikën.
“Luaj violinë, piano, firzamonikë dhe këndoj. Në plan kam të krijoj grupin tim”, tha ai.
Pjesëmarrës në shumë kompeticione muzikore, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare Erind Bajo është talenti premtues i instrumentistëve shqiptarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




