Gjirokastra shënon numër të lartë vizitorësh. Në shtator, 12 mijë turistë vizituan 4 muzetë e qytetit

Shtatori ka rezultuar një muaj mjaft i suksesshëm për turizmin në Gjirokastër. Qyteti, i cili ofron një përzierje unike të historisë dhe arkitekturës, ka mirëpritur një numër të madh vizitorësh, të cilët e kanë zgjedhur për autenticitetin dhe trashëgiminë kulturore që ky qytet ofron.
Sipas të dhënave në muajin shtator, të katër muzetë e qytetit të gurte u vizituan nga rreth 12 mijë turistë.
“Shtatori kanë qenë ndër muajt më të vizituar në Gjirokastër krahasuar edhe me korrikun dhe qershorin. Edhe muzetë kanë pasur një vizitueshmëri të lartë. Nga janari në shtator kemi pasur mbi 55 mijë vizitorë”, u shpreh Ervina Saliaj , Specialistja e Drejtorisë së Turizmit Gjirokastër.
Drejtoria e Turizmit në Gjirokastër thekson se pritshëritë janë të larta edhe për muajt në vijim.
Me ardhjen e muajve të freskët, Gjirokastra vazhdon të mbetet një pikë kyçe për turizmin në jug të vendit, duke dëshmuar se trashëgimia e saj kulturore dhe peizazhet mahnitëse mbeten tërheqëse gjatë gjithë vitit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




