Gjirokastra “vishet” kuq e zi, më 18 shtator, qyteti feston 80-vjetorin e çlirimit

Gjirokastra është ‘veshur’ kuq e zi për festimet e 80-vjetorit të Çlirimit. Flamujt kombëtarë zbukurojnë rrugët dhe sheshet e qytetit, duke krijuar një atmosferë festive. Ky përvjetor ka një domethënie të veçantë për Gjirokastrën, një qytet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e luftës për çlirim. Aktivitetet kulturore dhe historike kanë nisur, duke përkujtuar sakrificat dhe heroizmin që e bënë të mundur këtë moment historik.”
“E gjithë dita e datës 18 shtator do të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme duke filluar që nga ceremonia zyrtare e shkuarjes dhe nderimit të dëshmorëve, më pas vijon me një aktivitet të përgatitur nga fëmijët e qytetit, më pas do të jepet një film dokumentar për heroinat e qytetit”, u shpreh Ledia Çeli, drejtoreshe e teatrit.
Me qytetin e mbushur me flamuj kuq e zi dhe aktivitete të shumta përpara, Gjirokastra është gati të festojë 80-vjetorin e Çlirimit, duke kujtuar krenarisht të kaluarën dhe përqafuar atmosferën festive.
Gazetare: Eriselda Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




