Gjuha shqipe në Athinë, mësuesja Metkaj prej 9 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqipe

Sociale | 2 vite më parë

Prej 9 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën e gjuhës shqipe. Në aktivitetet e shumta që realizon me nxënësit ruan identitetin shqiptar me elementët kombëtarë si flamuri, plisi, etj.

Lefteri Metkaj është mësuese e gjuhës shqipe në Athinë. Prej 9 vitesh jep kontributin e saj duke iu mësuar gjuhën shqipe fëmijëve duke ruajtur identitetin shqiptar.

Elementët kombëtarë si gjuha shqipe,  flamuri , plisi , fustanella , xhamadani dhe  traditat janë elementë të tabanit kombëtar ku fëmijët i mbajnë çdo herë në festa të ndryshme dhe aktivitetet që realizohen. Metkaj vlerëson edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e prindërve.

/RTSH|/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme