Gjurmimi për tuberkulozin e kafshëve, 21 mijë krerë për t’u vaksinuar në të gjithë qarkun e Kukësit

Përgjegjësi i shërbimit Veterinar Bajram Peposhi bën me dije se ka nisur fushata për vaksinimin e krerëve mbi një vit ndaj sëmundjes së tuberkulozit, ku do të vaksinohen 21 mijë krerë, fushatë e cila do të zgjasë deri në dhjetor. Peposhi thotë që këtë vit specifikë është se vaksinimi do të bëhet jo vetëm në tufa por edhe tek ata që kanë pak krerë.
Vaksina e gjurmimit për tuberkulozin shërben për të identifikuar rastet me këtë sëmundje 72 orë pas vaksinimi ku jepen shenjat nëse kafsha është pozitive apo jo.
Kjo fushatë për afro katër muaj do të përfundojë në fund të dhjetorit, ku sipas specialistëve të terrenit, pritet të përfundohen të gjithë krerët brenda kësaj periudhe.
Gazetare: Nermin Spahiu
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




