Gjykata e Lartë e SHBA merr vendimin: Trump, pjesërisht imun për aktet zyrtare, jo për ato jo zyrtare

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi të hënën se Donald Trump mund të kërkojë imunitet nga ndjekja penale për disa nga veprimet që ai ndërmori në ditët e fundit të presidencës së tij, por nuk kanë imunitet për aktet jozyrtare.
Ky vendim hedh poshtë një vendim të dhënë më parë nga një gjykatë federale e apelit, sipas së cilës Trump nuk gëzonte imunitet për krimet e supozuara që ai kreu gjatë presidencës së tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Vendimi i Gjykatës së Lartë ka të ngjarë të shtyjë më tej gjyqin për akuzat për përmbysjen e zgjedhjeve federale në pritje kundër Trump. Kjo çështje do të kthehet në një gjykatë më të ulët e cila më pas do të vendosë se si të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë.
Ish-presidenti Donald Trump përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial, duke e quajtur atë një fitore të madhe për Kushtetutën dhe demokracinë.
“Fitore e madhe për Kushtetutën dhe demokracinë tonë. Krenarë që jemi amerikan!” shkroi ai në rrjetet sociale.
Ish-presidenti po përballet me çështje të shumta ligjore ndërsa po lufton me Presidentin Joe Biden për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




