Goditen paqeruajtësit e OKB-së, efektivët indonezianë u qëlluan nga Izraeli në Liban

Botë | 2 vite më parë

Forcat izraelite kanë qëlluar mbi dy pozita të përdorura nga paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor, sipas raportimeve të forcave UNIFIL. Incidentet ndodhën të enjten dhe të mërkurën, ndërsa Izraeli paralajmëroi civilët libanezë të mos ktheheshin në shtëpitë e tyre në jug, duke vazhduar ofensivën e tij ndaj Hezbollahut. Forca paqeruajtëse  OKB-së tha se dy pjesëtarë të saj u plagosën në një sulm, kur një tank izraelit qëlloi ndaj një kulle vrojtimi në Naqoura. 

“Çdo sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve është një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit,” njoftoi UNIFIL në një deklaratë. Sipas mediave të huaja kishte për  qëllim të largonte nga Libani forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, për të mos pasur dëshmitarët kur ushtria e Tel Aviv të sulmojë nga toka.  UNIFIL, u themelua në vitin 1978 dhe u zgjerua pas luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut.

 Forca paqeruajtëse  OKB-së ka një personel prej rreth 10,500 personash, ku vendet kryesore kontribuuese të përfshira janë Franca, Italia, Indonezia, Malajzia dhe Gana.  Ndërkohë ushtria izraelite po ashtu vijonë sulmet edhe në Gaza ku gjatë 24 orëve të fundit siç raporton ministria e shëndetësisë atje, janë vrarë  55 persona ndërsa 166 të tjerë u plagosën.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme