Goditet karteli i drogës në Itali: Pranga 13 personave, mes tyre shqiptarë dhe kolumbianë

Një kartel droge i përbërë nga dy grupe kriminale, që përfshinte siçilianë, kolumbianë dhe shqiptarë, u godit nga Guardia di Fianzia e Katanias, e cila zbatoi një urdhër paraburgimi paraprak ndaj 13 personave, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Ata akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Masa e operacionit ‘Cocorito’ po kryhet nga mbi njëqind ushtarë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Katanias, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico).
Sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, e cila koordinonte hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare të kryeqytetit Etna, ‘karteli i drogës’ që vepronte në qytet tregtonte sasi të mëdha droge.
Gjatë hetimit u sekuestruan 365 kilogramë drogë, përfshirë marijuanë dhe kokainë./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




