Golden Eagle Ylli-Prishtina, finalja e Superkupës

Basketboll | 5 vite më parë

Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve përsëri do të ketë një finale kosovare, apo më saktë një derb mes dy ekipeve të shtetit më të ri në Europë. Bëhet fjalë për derbin Golden Eagle Ylli – Prishtina, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër në ora 19:00.

E topin e parë nga qendra e ka hedhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka munguar të thojë dhe fjalën e tij në përfundim të gjysmëfinales Vllaznia – Prishtina, fituar nga skuadra kosovare 72-80. Në fakt Vllaznia e ka nisur mirë ndeshjen, teksa ka fituar periodën e parë 26-16. Prishtina bën ndryshime dhe duke fituar periodën e dytë 23-17 arrin të ngushtojë në katër pikë diferencë, 43-39.

Në periodën e tretë dhe deri në përfundim të ndeshjes Prishtina përmirëson gjuajtjet për tre pikë, sidomos me Tomçik. 15-21 perioda e tretë dhe Prishtinën dhe në total 58-60. E fundit përsëri për Prishtinë, 14-20, e cila fikson rezultatin përfundimtar 72-80. Ndërkohë në Durrës, pikërisht në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, Golden Eagle Ylli e ka dominuar nga fillimi deri në fund përballjen me Teutën.

16-25 perioda e parë për Golden Eagle Ylli, e cila në pushim ka kryesuar 42-34. Më tej vazhdon të dominojë në lojë duke fiksuar rezultatin përfundimtar, 73-89. E gjithë veprimtaria e Superkupës Mbarëkombëtare në basketboll për meshkuj, ashtu sikurse dhe për femra në Vlorë dy ditë më parë, është duke ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme