Gonxhja në Ministerialin e Procesit të Berlinit: Ekonomia kreative, motor zhvillimi që mund të gjenerojë deri në 700 mln euro

Aktualitet | 1 vit më parë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm në Takimin Ministerial të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Kotor të Malit të Zi dhe ku u shpall Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative.

Gonxhja theksoi vizionin e Shqipërisë për të ndërtuar një model zhvillimi të qëndrueshëm që ndërthur kulturën, teknologjinë, inovacionin dhe sipërmarrjen. Sipas ministrit, ekonomia kreative mund të gjenerojë deri në 700 milionë euro vlerë të shtuar dhe mbi 70 mijë vende pune në Shqipëri!

“Theksuam progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në sipërmarrjet e reja, ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji. Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi që mund të gjenerojë deri në 700 milionë euro vlerë të shtuar në ekonomi dhe mbi 70 mijë vende pune në Shqipëri”, tha ministri.

Fondi i parë i kësaj Pakete do të lëvrohet menjëherë, ndërsa raundi i dytë i financimit do të shpallet në tetor, gjatë Konferencës së Procesit të Berlinit në Londër . Mbështetja do të përfshijë gjithashtu kontributin e Bankës Botërore, përmes një Plani për Punësimin e të Rinjve në sektorët e kulturës dhe inovacionit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme