Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësi”, i cili kishte për qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të marra nga qytetarët, organizuan punën hetimore dhe operacionale për identifikimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat, u kap në flagrancë, në tentativë për të vjedhur një tjetër biçikletë, shtetasi:F. A., 56 vjeç, banues në Durrës.
Hetimet paraprake tregojnë se ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në qytetin e Shkodrës, përfshirë një shumë parash në një automjet taksi dhe 2 biçikleta në zona të ndryshme.
Arrestimi i tij u bë në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




