Grabitën kryeveprat e Antonello da Messina në Itali, vidhen veprat me vlerë deri në 80 milionë euro

Botë | 3 muaj më parë

Disa vepra të Antonello da Messina u grabitën natën e 15 gushtit nga muzeu rajonal në Mesina të Italisë, ndërsa qyteti ishte në festime.

Në shënjesër ishin tre nga pjesët e mbijetuara të veprës së njohur të Antonelos në vitin 1473, ku dy prej tyre u lanë gjatë arratisjes dhe u gjetën të braktisura pranë muzeut.

Nga muzeu u mor dhe një tablo e vogël e pikturuar në të dy anët që paraqet Marinë me fëmijën dhe një murg franceskan në njërën anë ndërsa në anën tjetër Krishtin. Sipas ekspertit të artit Alberto Fiz, vlera e veprave të grabitura llogaritet në 70 deri në 80 milionë dhe rëndësia e tyre është edhe më e madhe për Mesinën.

Vepra San Gregorio ishte krijuar për një manastir të qytetit dhe konsiderohet e vetmja vepër e Antonelo da Messina që kishte mbetur në vendlindjen e tij. Manasiri u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1908 ndërsa vepra i mbijetoi katastrofës. Antonelo da Messina i lindur rreth vitit 1430 është një nga mjeshtrit e rilindjes italiane i njohur veçanërisht për portretet dhe përdorimin e teknikës së vajit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme