Graham: Putini i ka bërë llogaritë gabim me Trumpin, Ukraina do ketë furnizime rekord me armatime

Senatori amerikan Lindsey Graham, republikan i Karolinës së Jugut ka deklaruar se do të ketë një furnizim rekord me armë që do të dorëzohet në Ukrainë në ditët e ardhshme për të mbështetur mbrojtjen kundër agresionit rus.
“Në ditët e ardhshme, ju do të shihni armët që do të dërgohen në një nivel rekord për të ndihmuar Ukrainën… Një nga llogaritjet më të mëdha dhe të gabuar që ka bërë Putini është të luajë me Trumpin. Dhe ju vetëm shikoni, në ditët dhe javët e ardhshme, do të ketë një përpjekje masive për ta ulur Putinin në tryezë”, tha senatori Graham.
Graham tha se konflikti po i afrohet një pikë kthese pasi Donald Trump po tregon interes në rritje për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Graham dhe demokrati Richard Blumenthal i Connecticut, deklaruan se ka konsensus në rritje për Capitol Hill dhe midis zyrtarëve evropianë për përdorimin e një pjese të 300 miliardë dollarëve amerikanë në asete të ngrira ruse, të mbajtura nga vendet e G7 që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë, për të ndihmuar Ukrainën.
“Është koha për ta bërë këtë”, tha Blumenthal.
Graham dhe Blumenthal njihen si iniciatorët e legjislacionit të ri të sanksioneve në Kongres, i cili propozon tarifa të rënda kundër shteteve që vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë.
Kellogg njoftoi më 11 korrik se ai do të arrinte në Kiev të hënën më 14 korrik, për një vizitë njëjavore.
Për më tepër, presidenti amerikan ka njoftuar se ai do të bëjë një “deklaratë të fuqishme” për Rusinë të hënën e 14 korrikut.
Trump po mendon t’i sigurojë Ukrainës fonde të reja për herë të parë që nga marrja e detyrës në janar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




