Greqia e “pakënaqur” nga mosftesa në Konferencën e Berlinit me temë Libinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar se janë “të pakënaqur” për shkak se nuk janë ftuar në Konferencën e Berlinit me temë Libinë.
Në një postim nga Twitteri, Dendias bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libinë, Jan Kubis.
Ai tha se përfaqësuesit të OKB-së, Kubis i ka shprehur “pakënaqësinë” që kanë nga vendimi i Gjermanisë për të mos ftuar Greqinë në Konferencën e Berlinit me temë Libinë. Ministri Dendias vuri në dukje se në këtë takim diskutohet edhe çështja e bashkëpunimit me OKB-në për refugjatët libianë.
Konferenca e dytë e Berlinit do të mbahet më 23 qershor. Pikat e axhendës kryesore të Konferencës do të jenë zgjedhjet e përgjithshme dhe tërheqjen e forcave të huaja nga Libia..AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




