Greqia feston ditën e saj kombëtare në Tiranë, ambasadorja Kamitsi: Miku i mirë njihet në kohë të vështirë

Politikë | 4 vite më parë

202 vite me parë Greqia u shpall vend i lirë, ku Dita kombëtare Helene u festua edhe në Tiranë në një ceremoni të organizuar nga ambasada greke.

Ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë, ku tha se ato kanë një bashkëpunimi shumë të ngushtë që i ka kthyer dy vendet në miq të mirë.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështirë”, tha ambasadorja Kamitsi, ku shtoi se Shqipëria ishte vendi i vetëm që ndihmoi Greqinë për aksidentin tragjik mes dy trenave

 “Shqipëria dhe Greqia kanë një marrëdhënie shumë të mirë së bashku. Shumë kompani greke operojnë në Shqipëri, ku Greqia është e përfshirë në 10-shen më të mirë për investitorët më të mirë në Shqipëri. Bashkëpunimi na ka bërë edhe shok të mirë me Shqipërinë. Lidhur me tragjedinë e dy trenave, Shqipëria ishte vendi i vetëm që na ndihmoi. Miku i mirë njihet në kohë të vështirë”, tha ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Greqisë merrnin pjesë krerët më të lartë të shtetit, politikanë, ambasadorë, trupë diplomatike e konsuj nderi. Dëshira për fqinjësi të mirë ka çuar në trokitjen e gotave mes politikanëve por edhe ambasadorëve të cilët u mblodhën për të festuar ditën kombëtare të Greqisë.

Së bashku me domethënien e saj kombëtare, përkujtohet gjithashtu tradicionalisht si dita fetare e Ungjillëzimit. 25 marsi, është një ditë që shënon fillimin e luftës së suksesshme të popullit grek kundër Perandorisë Osmane (1821-1830), e cila arriti kulmin në krijimin e një shteti të pavarur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme