Greqia shpëton 75 emigrantë

Rojet bregdetare greke thanë se kanë shpëtuar 75 emigrantë në një prej zonave në Detin Mesme ku vitin e kaluar u fundos një anije që po bartte qindra emigrantë, njofton VOA.
Sipas Rojeve bregdetare, emigrantët e shpëtuar po udhëtonin me një varkë afër qytetit Pilos dhe do të dërgohen në portin e Kalamatës, thanë Rojet më 6 gusht.
Autoritetet greke nuk treguan për kombësinë e emigrantëve të shpëtuar.
Në qershor të vitit 2023, një varkë e stërmbushur me emigrantë, që besohet se ishte nisur nga Libia me më shumë se 750 njerëz në botë, u fundos në jugperëndim të Pilos.
Autoritetet thanë se 104 prej tyre u shpëtuan, ndërkaq 600 të tjerë konsiderohen se janë zhdukur.
Dhjetëra të mbijetuar ngritën padi ndaj Rojeve bregdetare greke, duke pretenduar se ata reaguan pas disa orësh, pavarësisht paralajmërimeve që u kishte dërguar agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex dhe organizata joqeveritare, Alarm Phone.
Sipas VOA
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




