Gryka e Këlcyrës, destinacioni që tërheq vizitorë nga anë e mbanë bota

Sociale | 2 vite më parë

Çdo kush që udhëton nga Tepelena drejt Këlcyrës nuk mund të mos ndaloj dhe të shijoj bukuritë natyrore që ofron Gryka e Këlcyrës. Janë të shumtë ata që zgjedhin këtë vend piktoresk  për të pushuar.

Valentin Çoli shprehet se ndihen me fat që administron një bar restorant në këtë zonë, zonë e cila sipas tij nga viti në vit po njeh hov të zhvillimit të turizmit.

“Ne kemi pasur shumë turistë, ky vit edhe më shumë. Po përpiqemi që të ofrojmë shërbim sa më të mirë, të kënaqim turistët. Përdorim më së shumti produkte dhe prodhime vendi. E ndjemë veten me fat që jemi buzë lumit Vjosë. Natyra është shumë e mirë, qetësi dhe ajër i pastër”.   

Gryka e Këlcyrës e njohur si parajsa e burimeve të shumta ujore është një destinacion ideal në të gjitha stinët e vitit.

Gazetare: L. Koçiu   

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme