Guardiola dhe e kaluara si model: Barcelona e bëri të paguajë

Jo vetëm futbolli në jetën e Pep Guardiolës. Trajneri i Manchester City-t përfshin edhe një të kaluar si model në kurrikulën e tij. Ishte viti 1993 kur mesfushori i atëhershëm i Barcelonës, ‘Ekipi i ëndrrave’ i drejtuar nga Johann Cruijff, u punësua nga stilisti katalanas Antonio Miró në një sfilatë mode, siç tha djali i tij David: “Gjëja qesharake për të gjithë këtë është se çdo artikulli që Guardiola veshi në atë sfilatë u shit brenda pak ditësh”, thotë Miró junior, duke nënvizuar sesi versioni i modelit Guardiola kishte sjellë përfitime në arkat e Mirós. Por Barcelona nuk e mori shumë mirë…
Johann Cruijff u ndje i tradhtuar nga qëndrimi i Guardiolës: karriera paralele në pasarelë ishte një karrierë personale për Pep, por u cilësua si mungesë respekti, Pep kishte vënë egon dhe interesat e tij para atyre të ekipit dhe kolektivit: “Në vitet ’90 Pep e pyeti babain tim nëse ai mund të ishte një model për të. Babai im ishte një tifoz i Barcelonës, kështu që i pëlqente ideja dhe ai tha po”. Pastaj zbulimi: “Më pas Crujiff e dënoi Pep që nuk ishte profesionist. Ai e bëri atë të paguante”.
Një mësim që Guardiola e mori vite më vonë, pikërisht si trajner i Barcelonës. David Miró ka zbuluar në fakt refuzimin e Pep për Gerard Piqué: “Kur disa vite më vonë Pique i kërkoi babait tim të njëjtën gjë, Guardiola nuk e lejoi.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




