Guardiola: Në 8 vite nuk kemi përjetuar kurrë një situatë të

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar humbjen 4-0 në shtëpi kundër Tottenhamit: “Për momentin jemi të brishtë në mbrojtje. Filluam shumë mirë si zakonisht, por nuk arritëm të shënonim dhe pastaj e pësuam. Në tetë vjet nuk kemi përjetuar një situatë të tillë. Tani duhet ta përballojmë dhe ta kapërcejmë duke fituar ndeshjet e radhës, veçanërisht atë të radhës. Tani ne i shohim gjërat në një mënyrë të caktuar, ndoshta brenda disa javësh do t’i shohim ato ndryshe”.
Për lojtarët që po përjetojnë vështirësi: “Natyrisht. Ne jemi të lumtur kur fitojmë dhe shqetësohemi kur nuk fitojmë. Është normale. Do të kishte një problem nëse ata nuk do të shqetësoheshin ose nëse nuk do të isha i shqetësuar”.
“Nuk jemi mësuar ta jetojmë këtë situatë, por jeta kështu është. Ndonjëherë ndodh dhe ne duhet ta pranojmë. Është kjo që është tani, ne do të ngrihemi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




