Guardiola: Sezon negativ, fitimi i Kupës së Botës nuk do e ndryshonte mendimin tim

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Në prag të ndeshjes së dytë të Kupës së Botës për Klube kundër Al Ain, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për ndikimin që fitorja e kompeticionit mund të ketë në vlerësimin e sezonit që sapo përfundoi.

“E kam thënë shumë herë se sezoni nuk ka qenë i mirë. Fitimi i Kupës së Botës për Klube nuk do ta ndryshojë këtë. Qëllimi im tani nuk është të fitoj garën, por të zgjas qëndrimin tonë këtu. Tani që jemi këtu, dua të bëj më të mirën time”.

“Dua ta shijoj këtë moment, sepse arrin në këtë pikë vetëm një herë në katër vjet… Dhe dua të shkoj sa më larg që të mundem”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme