Guardiola: Siti kampion prej meje, paratë s’kanë ndikuar

Angli | 3 vite më parë

Gjatë konferencës së djeshme për mediat, Josep Guardiola i dha një përgjigje të prerë gazetarit, i cili e pyeste nëse me Sitin kampion Premier Liga do të kthehej në një kampionat i mërzitshëm.   

“Premier Liga nuk është e mërzitshme. Premier League është e vështirë! Nëse më parë do të ishin investimet gjithçka atëherë Mançester Junajtid duhet që të kishte fituar gjithçka. Pas tyre duhet të vinte Çelsi ndërsa në vend të tretë për trofe do të ishte Arsenal”, tha Guardiola.

Sot në mbrëmje Mançester Siti luan një nga dy takimet e fundit të sezonit në Premier Ligë. Në rast triumfi skuadra e spanjollit do të kishte në duart e saj fatet e sezonit kur do të luajë 90’ e fundit përballë Uets Hemit në “Etihad” ndërsa rivalët e Arsenal presin në “Emirates”, Evertonin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme