Haaland gjen golin, City nuk e llogarit Luton-in

Angli | 3 vite më parë

Java e 33-të e Premier Ligës u hap me një fitore të pastër të Neëcastle, 4-0 përballë Tottenham. Nuk fal Manchester City, që mposhti Lutonin fatkeq, i treti nga i fundit në tabelë, 5-1. Një autogol nga Hashioka hapi serinë e golave, më pas në pjesën e dytë shënuan edhe Kovacic, Haaland, Doku dhe Gvardiol. Goli i flamurit për Luton u shënua nga Barkley.

Me këtë sukses, skuadra e Guardiolës çertifikon vendin e tretë me 70 pikë, -1 nga dyshja kryesore e formuar nga Arsenali dhe Liverpool. Brighton i De Zerbit nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Burnley, me golat e Broënhill në njërën anë dhe autogolin e Muric nga ana tjetër.

Brentford fitoi 2-0 me autogolin e Arblaster dhe golin e Onyekës duke “eliminuar” Sheffield United, i cili është gjithnjë e më shumë në fund të tabelës. Një barazim plot gola mes Nottingham Forest dhe Wolverhampton: Wolves përpara me Cunha-n, më pas kthesa e skuadrës vendase me Gibbs-Ëhite dhe Danilo, përpara se Cunha të vuloste sërish 2-2 final.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme