Habit Federer: Ja një nga sekretet e sukseseve të mia

Roger Federer, një nga tenistët më të mëdhenj në histori, ka rrëfyer një sekret. Ai shprehet se kjo jetëgjatësi e tij në sport dhe ky numër i madh suksessesh vjen si pasojë e një regjimi strikt që ai ka mbajtur gjatë gjithë jetës së tij.
“Motivi i këtyre suksese është regjimi. Nëse unë nuk fle 11 ose 12 orë në ditë, atëherë gjërat nuk shkojnë mirë. Nëse nuk arrij të fle kaq shumë orë, atëherë ndihem keq”, tha Federer.
Tenisti zviceran nuk luan që prej grand slam të Australian Open dhe më pas është operuar dy herë. Ai ka mbyllur para kohe këtë sezon dhe ka konfirmuar se do të rikthehet në janar të 2021-shit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




