Hakimi tërbohet me arbitrin, tregon prangat si Mourinho!

Botërori i Marokut përfundoi me dy humbje, atë në gjysmëfinale kundër Francës dhe në finale për vendin e 3-të kundër Kroacisë, e cila megjithatë nuk mund të njollosë rrugëtimin emocionues të skuadrës së Ëalid Regraguit, skuadrës së parë afrikanë që hyn në top katërshe në një Botëror.
Mirëpo, humbjet ndaj dy finalistëve të Rusi 2018 i mërzitën shumë lojtarët e Marokut, vetë Regragui dhe gjithashtu Federatën. Pas protestave të furishme për drejtimin e meksikanit Santos në ndeshjen kundër Francës, të lidhura veçanërisht me mosdhënien e penalltisë ndaj Boufal gjatë pjesës së parë, me rezultatin 1-0, gjë që bëri që Federata të paraqiste edhe një ankesë në FIFA, edhe “finalja e vogël” la një shije të keqe te Hakimi dhe shokët e tij për disa vendime të drejuesit të ndeshjes, katariotit Abdulrahman Al Jassim.
Maroku pretendoi në disa moment për penallti në pjesën e dytë, kështu që në fund të lojës vetë Hakimi nuk ishte në gjendje të frenonte zemërimin e tij: ish-mbrojtësi i Interit fillimisht e la veten të shkonte në një përballje shumë të ngushtë me Al Jassim dhe më pas, pas bilbilit të trefishtë, ai bëri një gjest elokuent dhe, për të qëndruar në temën e Interit, një gjest “mourinhana”, duke imituar prangat në drejtim të tifozëve dhe kamerave. Një aludim mjaft i dukshëm, rezultat i mërzitjes për fundin e Botërorit dhe dy humbjeve të afërta, por që mund t’i kushtojë shtrenjtë lojtarit të PSG-së nëse FIFA vendos të hapë procedime disiplinore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



