Hapen 15 qendra shëndetësore sezonale, nga Divjaka në Ksamil shërbim ambulator 24 orë për turistët

15 qendra shëndetësore verore sezonale janë hapur në Rajonin e Vlorës që kap një vijë bregdetare nga Lushnja në Ksamil.
Qendrat janë vendosur në Divjakë, Darzezë, Zvërnec, Plazh i Vjetër, Radhimë, Orikum, Palasë, Drimadhes, Dhërmi Fshat, Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Ksamil 1 dhe Ksamil 2.
Këtë vit vjen me risi shtimi i stafit mjekësor dhe qëndrimi hapur dh shërbimi i pandërprere 24 orë. Ato do të qëndrojnë të hapura në shërbim të pushuesve për katër muaj më radhë, deri në datën 30 shtator.
Sipas shefes së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor Majlinda Gjika, masat janë marrë dhe qendrat kanë nisur punën, të kompletuara me staf dhe bazë materiale. “Janë pika e parë ku klientit do t’i ofrohet shërbim. Kemi shtesë të burimeve njerëzore kryesisht në Drimadhe, në plazhin Dhërmi, Palasë“, tha ajo.
Fluksit gjithnjë e të shtuar të pushuesve vendas dhe të huaj, këto qendra do t’i përgjigjen në kohë dhe cilësi duke shënuar një hap të rëndësishëm si garanci për një sezon sa më të mbarë turistik në bregdetin e bukur shqiptar.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




