Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

Sociale | 3 muaj më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka bërë me dije hapjen e thirrjes për teknikët e shkencave mjekësore që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, u ka bërë thirrje profesionistëve të aplikojnë për vendet e hapura, me synim forcimin e shërbimit shëndetësor dhe ofrimin e një kujdesi sa më cilësor për qytetarët.

Aplikimet do të jenë të hapura nga 10 gusht deri më 24 gusht dhe u drejtohen disa kategorive të profesionistëve të shëndetësisë.

Thirrja përfshin: Infermierë; Mami; Teknikë imazherie dhe laboratori; Fizioterapistë; Logopedë.

Ministria fton teknikët e shkencave mjekësore që të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor publik, duke kontribuar me njohuritë dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme