Harris tregon planet për Shtëpinë e Bardhë

Botë | 2 vite më parë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka treguar propozimet e saj për uljen e taksave dhe çmimeve të artikujve ushqimorë. “Si presidente, unë do të jem e fokusuar në krijimin e mundësive për klasën e mesme që ne të përmirësojmë sigurinë e tyre ekonomike, stabilitetin dhe dinjitetin. Së bashku, ne do të ndërtojmë atë që unë e quaj një ekonomi mundësish. Një ekonomi ku të gjithë mund të konkurrojnë dhe të kenë një shans real për të pasur sukses- tha Harris gjatë një fjailimin në shtetin e Karolinës së Veriut. 
Nënpresidentja gjithashtu propozoi 25,000 Dollarë ndihmë për një kategori të blerësve të parë të shtëpive dhe stimuj tatimorë për ndërtuesit e shtëpive të reja. Ajo po ashtu premtoi se do të zgjerojë kredinë tatimore të fëmijëve deri në 3,600 dollarë për fëmijë dhe 6,000 dollarë për fëmijët në vitin e tyre të parë të jetës. 
Megjithatë, anketat e deri më tanishme tregojnë se amerikanët kanë më shumë gjasa t’i besojnë Trump se sa Harris në çështjen emenaxhimit të ekonomisë. Rreth 45 për qind e amerikanëve thonë se Trump është i pozicionuar më mirë në menaxhimin e ekonomisë, ndërsa 38 për qind e tyre mbështesin qasjen e Harris për ekonominë.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme