Miratohet harta e re e plazheve të lejuara në Durrës, 30% i takon publikut

Aktualitet | 1 vit më parë

Pas një rritjeje të dukshme të frekuentimit të bregdetit nga turistët, autoritetet vendore kanë ndërmarrë hapa konkretë për përgatitjen e sezonit veror 2025. 

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Bashkiak miratoi hartën e përgjithshme të plazheve të lejuara për këtë sezon duke përcaktuar qartë zonat ku do të ushtrohet aktiviteti si stacione plazhi, përfshirë edhe hapësirat publike që do të jenë në dispozicion të pushuesve.

Sipas ndarjes së re, 30 për qind e vijës bregdetare është rezervuar për plazhe publike, ndërsa pjesa tjetër  i është dhënë përdorimit privat përmes operatorëve turistikë dhe subjekteve të licencuara.

“Për sa i përket një studim vizibiliteti nuk ka por ne si njësi propozojmë hartën sipas kritereve që ka propozuar në 1000 metra hapësirë, 700 m do të jenë për plazhin privat dhe 300 m për plazhin publik”, u shpreh Renis Mullaj, Nënkryetar i bashkisë, Durrës.

Kjo ndarje synon të ruajë një balancë ndërmjet aksesit të lirë për qytetarët dhe zhvillimit të ofertës turistike nga sektori privat përgjatë sezonit veror.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme