Harxhi nga Gjirokastra: U kërkoj demokratëve të më bashkohen për ringritjen e PD

Politikë | 5 vite më parë

Pas Korçës, kandidatja për kreun e PD Edit Harxhi zbriti në Gjirokastër, ku  ka shpalosur programin e saj i cili si qëllim ka hapjen e PD dhe risjelljen e figurave të njohura të larguara nga rradhët e saj  përgjatë viteve të  drejtuar nga Basha. Harxhi u ka kërkuar demokratëve gjirokastritë të bashkohen për ringritjen e PD mbi parimet dhe idealet e dhjetorit 90.

“ Vendimi për të kandiduar është jo vetëm një vendim personal, por edhe një vendim grupi dhe vjen në kohën kur PD vendosi datën e zgjedhjeve 13 qershor, pavarësisht se kjo nuk është situata më adapte sepse PD duhet të kishte një analizë të thellë postzgjedhore, por kjo nuk u bë e mundur sepse kryetari rendi dhe vrapoi për të rikonfirmuar veten në një betejë tjetër elektorale brenda parties, pas katër humbjeve ciklike. Unë mendoj se sjell diçka të re në PD. Është një program ambicioz, i cili bazohet në disa vlera dhe parime të rëndësishme të dhjetorit 90. Partia do të ringrihet nga e para, por mbi parimet dhe idealet e vitit 90. Unë kam ofruar hapjen e cila është pika kryesore e programit tim, bashkimin e partisë e të të  gjitha vlerave e kontributeve e të të gjithë atyre që janë larguar. U bëj thirrje, me këtë rast, demokratëve të të gjitha kohërave të bashkohen me ne për një parti demokratike të re, me një vizion të ri. Ka nevojë urgjente për këtë hapje për arsye se nuk mund të lejojmë më që ajo të tkurret. Zoti Basha është ai që ka sjellë edhe largimin e shumë figurave nga partia. Nuk mund të jetë ai që mund të bashkojë partinë.” – tha kandidatja Harxhi.

Lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit ajo ia ka faturuar përgjegjësinë e humbjes Kryetarit actual Basha të cilin e konsideron edhe si përgjegjësin kryesor të situatës aktuale të PD dhe humbjes së të djathtës në zgjedhjet e fundit.

“Zgjedhjet e 25 prillit ishin ndoshta zgjedhjet më të këqija që ka pasur Shqipëria. Vullneti I shqiptarëve u tjetërsua, por jo ditën e zgjedhjeve, por më parë. Zoti Basha ka përgjegjësi morale dhe politike se ka dalë para shqiptarëve 2- 3 ditë para zgjedhjeve dhe ka thënë: “Unë garantoj  votën e shqiptarëve, një gjë që nuk arriti ta bëjë dot pavarësisht vjedhjes massive. Faktet tregojnë që opozita e bashkuar ka marrë pot ë njëjtin munër deputetësh sin ë 2017. Pra pavarësisht tjetërsimit të votës së shqiptarëve ne nuk arritëm  që të ngremë besimin dhe kjo është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e zotit Basha dhe strukturave drejtuese të PD.” – komentoi Edit Xharxhi, kandidate për kreun e PD.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme